PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

  Bregu shqiptar në 10 zbulimet më të mëdha në botë

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: Bregu shqiptar në 10 zbulimet më të mëdha në botë   Sab Giu 11, 2011 10:14 am



Enlarge this imageReduce this image Click to see fullsize

Anije të mbytura, thesare nënujore mbretërish, luftëra me piratë... Të gjitha këto kanë ngacmuar vazhdimisht imagjinatën e njerëzve, jo vetëm fëmijë e aventurierë. E vërteta është që fund-deti mban më shumë nga ç'mund të imagjinojë mendja e një njeriu. Gjatë çdo fushate eksplorimi, arkeologët nënujorë bëjnë zbulime të bujshme, të cilat zgjerojnë gjithnjë e më tepër njohurinë tonë për të kaluarën e njerëzimit. Këto ditë, Instituti Arkeologjik Amerikan, ka botuar në revistën e saj "Arkeologji" ("Archaeology"), 10 zbulimet më interesante të momentit në arkeologjinë nënujore. Janë stacione, ku momentalisht po zhvillohen projekte kërkimi, ose janë bërë zbulime interesante. Flitet për anije të mbytura, që nga ato të thjeshtat e transportit të tjegullave e të amforave, tek ato që transportonin fildish e qelibar. Mes këtyre dhjetë zbulimeve, të cilat "Archaeology" i quan njëlloj interesante, duke mos i vendosur sipas një rendi vlerash, është edhe bregdeti shqiptar, ku prej dy vjetësh është duke u zbatuar një projekt shqiptaro-amerikan e që ka nxjerrë në dritë zbulime që i ndihmojnë shumë historisë së lundrimit dhe të tregtisë botërore.

Ndër 10 destinacionet renditet bregu i K?z?lburunit në Turqi, ku është zbuluar një anije me një ngarkesë të madhe mermeri, për të vijuar me liqenin Ontario në Nju Jork, ku pas 35 vitesh kërkimi u gjet anija më e vjetër në këto ujëra. Një tjetër zbulim i rëndësishëm është ai i anijeve faraonike të dinastisë së tetëmbëdhjetë në Detin e Kuq, për të vijuar me flotën e humbur të perandorit mongol në Vietnam, avulloren e shek. XIX në Oklahoma, kërkimet gjenetike në ishullin grek të Kios, anijet e kolonizatorëve spanjollë në Florida në shek. XVI, apo limanin e gurtë në Izmir të Turqisë. Harta e qendrave interesante shtrihet në të gjithë botën. Realizuesit e kësaj guide nënujore, nuk harrojnë të japin informacionin e nevojshëm, për çdo njërin nga stacionet, duke treguar për vendndodhjen, objektin e gjetur, subjektin që kryen kërkimet, historinë e mbytjeve, etj. Të njëjtën gjë bën edhe për brigjet shqiptare, të cilat për arkeologët janë ende tepër joshëse, duke qenë të panjohura.

"Falë dekadave të izolimit politik, nën mbretërimin paranojak të diktatorit komunist Enver Hoxha, bregdeti i Shqipërisë ka qenë për një kohë të gjatë i pa eksploruar. "Pothuaj asgjë nuk është e njohur në lidhje me burimet kulturore në ujërat shqiptare", thotë Jeff Royal, drejtor i sektorit arkeologjik në fondacionin jofitimprurës RPM Nautical Foundation. Së bashku, me Adrian Anastasin nga Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, Royal është duke drejtuar tanimë, vëzhgimin e zonës, që rezulton të jetë një nga brigjet e fundit, ende të pashkelura të botës mesdhetare.

Edhe pse vetëm dy vjet në këtë projekt, ekipi tashmë ka bërë zbulime të shumta. "Atje poshtë gjen nga të gjitha qytetërimet", - thotë Royal,- "që nga grekët e lashtë dhe anijet romake të mallrave, tek një anije moderne, që u mbyt vetëm pak vite më parë, me makina në bord"", - shkruan Eric A. Powell, në "Archaelogy" për Shqipërinë, i cili është informuar mbi këtë destinacion nga ekipi i kërkimit.

"Deri më tani, gjetjet më të rëndësishme janë mbetjet nga anijet e mbytura, ndërsa transportonin ngarkesa nga qyteti grek i Korinthit, drejt kolonive të tij në bregdetin e Adriatikut. "Jemi duke gjetur një sasi të madhe mallrash korinthiane", thotë Royal, "duke përfshirë këtu një anije transporti amforash, si dhe se një anije, e cila transportonte tjegulla drejt kolonive. Pasi që kemi analizuar anijet e mbytura, do të dimë shumë më tepër rreth tregtisë ndërmjet Korinthit dhe kolonive të saj prej shekullit të gjashtë, deri në shekullin e dytë, para Krishtit", - vazhdon drejtori arkeologjik". Ndërkohë, ekipi po vazhdon të përdorë hidrolokatorë për të vëzhguar gjithë vijën bregdetare nga Greqia, deri në Shqipërinë e veriut, në kufi me Malin e Zi. "Ne kemi të paktën edhe një dekadë punë", - thotë Royal për "Archaelogy".



Revista

Revista "Archaelogy" është një botim i "The Archaeological Institute of America" (AIA), i cili është organizmi më i vjetër në Amerikën e Veriut, kushtuar arkeologjisë. Instituti është jofitimprurës, i themeluar në vitin 1879 dhe i miratuar nga Kongresi i SHBA-së në vitin 1906. Sot AIA numëron rreth 250 mijë anëtarë nga 104 organizata në Amerikë, Kanada dhe gjithë botën. Instituti mbështet kërkimet arkeologjike në të gjithë botën dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.






10 ZBULIMET ARKEOLOGJIKE



Kizilburun, Turqi

Zbulohet një anije e shek. I para Krishtit me 8 shtylla mermeri. Anija u mbyt 40 milje larg tempullit të Apollonit në Klaros, ku gjendej një orakull i famshëm si ai i Delfit. Mendohet që mermeri vinte nga guroret e Marmarasë



Liqeni Ontario, Nju Jork

Në vitin 2008 u zbulua anija më e vjetër në liqenin e Ontarios. Anija u mbyt në liqen gjatë një tufani të papritur në 31 tetor të vitit 1780 me më shumë se 120 pasagjerë në bord, duke përfshirë dhe 30 amerikanë, të burgosur lufte.



Deti i Kuq, Egjipt


Rreth 3500 vjet më parë faraonia Hatshepsut porositi ndërtimin e pesë anijeve për një udhëtim në Detin e Kuq. Tanimë një ekip nga Universiteti i Floridës ka ndeshur në këto ujëra një anije të këtij lloji, ndërtuar gjatë dinastisë XVIII.



Swink, Oklahoma

Në lumin e kuq në Oklahoma është gjetur avullorja më e hershme, mjet lundrimi ky që revolucionarizoi transportin lumor dhe tregtar në Amerikë. I përket vitit 1838 dhe ishte ndërtuar për qëllime ushtarake.



Bregdeti shqiptar

Gjatë ekspeditave të fundit në ujërat e Jonit, pranë brigjeve të Sarandës, janë zbuluar mbetje anijesh korinthase, të cilat transportonin amfora dhe tjegulla, nga Korinthi në kolonitë greke përgjatë vijës shqiptare.



Kios, Greqi

Nëse mendohej se ujërat e detit ishin shkatërrueset e gjurmëve gjenetike, këtë e hodhën poshtë kërkimet pranë ishullit grek të Kios. Në amforat e një anijeje të mbytur 2400 vjet më parë janë zbuluar gjurmë vaji, erëzash dhe rrëshire peme.




Lumi Bach Dang, Vietnam

Një ekip arkeologësh kanë gjetur në zonën përreth këtij lumi, mbetjet e flotës së humbur të perandorit mongol, Khubilai Khan të shpartalluar nga ushtria vietnameze. Pas këtij zbulimi, studiuesit po mundohen të kuptojnë si u realizua mbytja e rreth 400 anijeve.



Gjiri Pensacola, Florida

Në vitin 1990 u zbulua një nga anijet e fisnikut spanjoll, Don Tristán de Luna, i cili në vitin 1559 zbarkoi në Florida me 11 anijet e tij, me shpresën që kishte zbuluar të parën koloni evropiane. Por një stuhi shkatërroi anijet e tij.



Kartagjenas, Spanjë

Në juglindje të Spanjës janë gjetur mbetjet e një anije të mbytur fenikase të shekullit të gjashtë para Krishtit, e cila udhëtonte drejt Gadishullit Iberik me mallra të çmuara si fildish, qelibar, etj.



Gjiri i Izmirit, Turqi


Është zbuluar një nga limanet më të vjetra, i quajtur "Liman Tepe", një nga vendqëndrimet më të rëndësishme qysh në epokën e bronzit. Gërmimet e para nisën në 1979, por në vitin 2000, arkeologët e Universitetit të Ankarasë filluan të nxirrnin limanin e varrosur.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Bregu shqiptar në 10 zbulimet më të mëdha në botë
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: Dedikuar Shqiperise-
Andare verso: