PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 Historia e lashtë

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: Historia e lashtë   Sab Giu 11, 2011 10:02 am

BANORËT E HERSHËM TË
VENDIT TONË







1.
Banorët e tejlashtë të vendit tonë dhe mënyra e tyre e
jetesës






Trualli i banuar sot nga
shqiptarët filloi të popullohej shumë herët, që në kohën
e paleolitit (gurit të vjetër), mbi 100.000 vjet më parë.
Në fillim u banuan ato zona që ishin në kushte gjeografike
më të përshtatshme.






Në shqipëri, banimet më
të hershme janë vërtetuar në shpellën e Gajtanit (Shkodër),
në Konispol, në malin e Dajtit dhe në vendbanimin e Xarës
(Sarandë).





Njerëzit primitivë
jetonin në grupe të veçuara, kryesisht nëpër shpella të
thella, pa lagështirë dhe të mbrojtura nga erërat. Veglat
e punësi punonin me gurë stralli dhe më rrallë prej kocke.
Prej këtyre gurëve , me anë të ashkëlzimit nxirrnin pjesë
më të vogla e më të mprehta guri për t’i përdorur si gërryese,
shpuese etj. Si vende për të përpunuar gurin shfrytëzoheshin
hyrjet e shpellave dhe terrenet pranë lumenjve. Sidoqoftë,
veglat e asaj epoke ishin ende të thjeshta dhe të krijuara
kryesisht prej guri. Njerëzit primitivë ushqeheshin me
produkte të mbledhura në natyrë dhe me gjah kafshësh të
egra.






Për shkak të kushteve
të vështira në të cilat jetonin,. Njerëzit e paleolitit
kanë pasur një mesatare jete shumë të shkurtër, rreth
21-30 vjeç, me një vdekshmëri më të madhe te fëmijët.






Lufta e përbashkët për
të përballuar jetën çoi në forcimin e lidhjeve të pjesëtarëve
të çdo grupi, në ndryshimin e organizimit të njerëzve
primitivë, të cilët nga fundi i paleolitit kaluan në
grupime me lidhje gjaku, në martesën me grupe, ku prejardhja
e fëmijës përcaktohej vetëm nga nëna. Filloi kështu
organizimi i shoqërisë matriarkale, e cila mori formë në
periudha të mëvonshme, në kohën e neolitit (guri i ri),
6000-3000 vjet, p.k. (para Krishtit).






Popullimi i krahinave të
banuara sot nga shqiptarët u rrit shumë në periudhën
neolitike. Njerëzit filluan të braktisin shpellat dhe të përqëndroheshin
në vende të hapura. Banorët neolitikë pëlqenin më shumë
të ndërtonin kasollet e tyre në fusha dhe në terraca
lumore. Janë të njohura një numër i madh vendbanimesh të
tipit palafit, dyshemetë e të cilave viheshin mbi trarë të
ngulur në fundin e liqenit.



Banorët e hershëm, nga
jeta endacake e kohës paleolitike kaluan në vendbanime
shpeshherë të qëndrueshme, me ekonomi kryesisht bujqësore.
Ata njihnin dhe përdornin drithërat kryesore, si elbin,
melin, grurin etj. Kjo u shoqërua edhe me liulëzimin e
sistemit matriarkal, ku rolin drejtues të ekonomisë e të
jetesës e kishte gruaja. Në këtë epokë u kalua në një
formë të re martese, në martesën me çifte.







2.
Zbulimet e hershme teknike






Ndër shpikjet më të rëndësishme
të kohës së paleolitit është zbulimi i zjarrit, i cili i
ndihmoi shumë banorët e lashtë për të përmirësuar
ushqimin dhe për t’u ngrohur. Pjekja dhe zierja e ushqimit
me anën e zjarrit solli ndryshime cilësore në organet tretëse
të njeriut.






Ndryshimet në ekonomi
dhe në organizimin shoqëror të kohës së neolitit ndikuan
për zbulime të tjera teknike, të mëdha për lashtësinë.
Njerëzit mësuan të punonin enët prej balte, të cilat
shpeshherë i zbukuronin me një shije të vërtetë
artistike, mësuan t’i tirrnin dhe të thurrnin pëlhura që
i përdornin për veshje, shtrojë e mbulesë, filluan të ndërtonin
kasollet e para që kishin dysheme të shtruara me argjil dhe
ishin të rrethuara me thupra e kallama të lyera me baltë
nga jashtë për t’u mbrojtur nga era e i ftohtit.





Në kohën neolitike,
veglat e punës, veçanërisht ato prej stralli, u përsosën
shumë, në krahasim me kohën e mëparshme. U shpikën vegla
të reja pune. Për bluarjen e drithit u shpikën gurët e
blojës, për punimin e tokës filloi të përdorej shati i përgatitur
prej brirëve të drerit. Me këta brirë bënin edhe çekanë.
Gjuetia e peshkut u rrit dhe u përmirësua me krijimin e
rrjetave dhe të grepave për zënien e tij. Po kështu u përgatitën
edhe mjete të tjera për gjuetinë e kafshëve të egra.




Ekonomia në kohën
neolitike u gjallërua më tej me zbutjen e kafshëve të egra
e kthimin e tyre në kafshë shtëpiake. Gjuetia i ndihmoi
njerëzit e kësaj kohe të zbutnin delen, dhinë, kalin,
qenin.






Të gjitha këto arritje
forcuan lidhjet e grupeve gjinore të njerëzve primitivë, përmirësuan
lidhjet me grupet e banorëve të tjerë dhe nxitën marrëdhëniet
e këmbimit në mes tyre, deri edhe në krahina të largëta.





Në kohën pasardhëse,
në atë eneolitike (të bakrit) 3000-2100 vjet para Krishtit
(p.K.), u bënë ndryshime të reja. U krijua ndarja e
ekonomisë blegtorale nga ajo bujqësore. Disa grupe banorësh
merreshin kryesisht me bujqësi dhe grupe të tjera merreshin
me blegtori. Blegtorët qenë më shumë banorë endacakë. Këta
filluan të popullonin përsëri shpellat. U krijuan
vendbanime të reja edhe
në qendra të hapura malore. Popullimi i krahinave u rrit
edhe më shumë.






Risi teknike e madhe e kësaj
kohe ishte fillimi i punimit të veglave të punës prej
bakri. Shoqëria njerëzore hyri kështu në një epokë të
re, në atë të punimit të metaleve. Po kështu toka filloi
të punohet me parmendë, duke përdorur kafshët tërheqëse,
kalin dhe qetë. Ekonomia blegtorale i dha përparësi punës
së burrave.



Filloi të dobësohej
shoqëria matriarkale dhe rolin e drejtimit në ekonomi dhe në
grupet shoqërore filluan ta merrnin burrat. Lindi kështu në
epokën eneolitike shoqëria patriarkale, e cila u forcua më
shumë në epokën e bronzit (2100 – 1100 p.K.) dhe në atë
të hekurit (mijëvjeçari i fundit p.K.)










3.
Pellazgët






Pellazgët njihen si
banorët më të lashtë parailirë e paragrekë. Shkrimtarët
e lashtë grekë Homeri, Herodoti etj, tregojnë për
shtrirjen, për mënyrën e jetesës dhe për gjuhën e tyre.
Ata patën një shtrirje të gjerë që nga Ballkani i Jugut e
deri në Azi të Vogël.





Heroditi, historiani i
lashtë grek i shek. V p.K. jep disa të dhëna për pellazgët
që jetonin në Greqi. Sipas tij, gjuha e pellazgëve ishte e
ndryshme nga gjuha greke. Ata merreshin me bujqësi e detari.
Ishin edhe mjeshtër të mirë ndërtimi.






Pellazgët ngritën
murin që rrethonte akropolin e Athinës dhe për këtë
athinasit u dhanë atyre si shpërblim disa toka në Atikë, të
cilat edhe pse ishin të pavlefshme, ata i kthyen në toka të
mira bujqësore.






Për pellazgët dhe
karakterin etnik të tyre janë dhënë mendime të ndryshme
nga studiuesit, ndonjëherë edhe kontradiktore. Që në shek.
XVII, veçanërisht në periudhën e Rilindjes Shqiptare, te
studiuesit shqiptarë dhe të huaj zotëroi teoria e lidhjes së
pellazgjishtes me shqipen. Përkrahës i flaktë i kësaj
teorie ka qenë gjuhëtari austriak Han (Hahn). Por ka edhe
studiues të tjerë që e kundërshtuankëtë.






Në studimet e arkeologëve
dëshmohet se shtrirja e dokumentuar e pellazgëve përputhet
me kompleksin kulturor arkeologjik ballkano-egjean të periudhës
së eneolitit dhe supozohet se ky kompleks i takon popullatës
pellazgjike, si paraardhëse e ilirëve.











PELLAZGËT
NË SHKRIMET E AUTORËVE ANTIKË



1.
Pellazgët kishin zakon t’u flijonin perëndive çdo gjë,
sikurse e mësova në Dodonë; dhe nuk kishin për ta ndonjë
emër, pasi nuk i ka dëgjuar njeri t’i thërrisnin me emëra.
Ata i thirrnin në përgjithësi si perëndi, për arsye se,
pasi kishin vënë të gjitha gjërat në rregull, mbanin
ligjet e gjithësisë.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Historia e lashtë
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: Dedikuar Shqiperise-
Andare verso: