PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 thenie te mencura per martesen

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: thenie te mencura per martesen   Mer Lug 15, 2009 5:43 pm

Ata që nuk e tregojnë dashurinë, nuk ndjejnë dashuri.
-William Shakespeare

* Nëse çiftet në martesë do të bënin gjysmën e përpjekjeve që bëjnë kur
i vinë njëri-tjetrit rrotull kur njihen, do të habiteshin sa mirë do të
shkonin punët.
-Billy Graham

* Ne Kur'an Allahu thotë: "Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është
që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë),
ashtu që të gjeni prehje te ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe
mëshirë. Në këtë ka argumenta për njerëzit që mendojnë." (30:21)

* Ai që nuk është xheloz, nuk është i dashuruar.
-Saint Augustine

* Martesat bëhen në qiell. Po kështu edhe stuhitë dhe tufanet.
-Anonim

* Qëllimi në martesë nuk është të mendosh njësoj me partnerin, por të mendosh bashkë me të.
-Robert C. Dodds

* Të të kem dhe të të mbaj, në të mirë e në të keq, në pasuri dhe
varfëri, në sëmundje dhe në shëndet, të të dua dhe të të gëzoj, derisa
vdekja të na ndajë.
- Premtimi i martesës

* Perëndia ka vendosur tipin e martesës kudo në krijim. Çdo krijesë
kërkon përsosmërinë e saj tek dikush tjetër. Vetë qiejt dhe toka e
portretizojnë më mirë.
- Martin Luther

* Kur shihni një çift që ecën në rrugë, ai që është disa hapa para është bashkëshorti që është çmendur.
- Helen Rowland

* “Prandaj njeriu do të lërë babanë e vet dhe nënën e vet dhe do të
bashkohet me gruan e vet, dhe të dy do të bëhen një mish i vetëm. Dhe
kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që
Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë”.
- Efesianët 5:31, Matthew 19:6

* Gjithmonë dalim shëtitje dorë për dore, nëse unë ia lëshoj, ajo shkon për pazar.
- Henry Youngman

* Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve, dhe të mos kisha
dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që
tingëllon.
Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë, edhe të dija të gjitha
misteret dhe mbarë shkencën dhe të kisha gjithë besimin sa të luaja nga
vendi malet, por të mos kisha dashuri, nuk jam asgjë.
Edhe sikur të ndaja gjithë pasuritë e mia për të ushqyer të varfrit dhe
ta jepja trupin tim që të digjej, e të mos kisha dashuri, nuk do të më
vlente asgjë!
Dashuria është e durueshme; plot mirësi; dashuria nuk ka smirë, nuk vë
në dukje, nuk krekoset, nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon
të sajat, nuk pezmatohet, nuk dyshon për keq; nuk gëzohet për
padrejtësinë, por gëzohet me të vërtetën, i duron të gjitha, i beson të
gjitha, i shpreson të gjitha, mban çdo gjë.
Dashuria nuk ligështohet kurrë.
- 1 Korintasit 13

* Dy vlejnë më mirë se një i vetëm, sepse kanë një shpërblim të mirë për mundin e tyre.
- Predikuesi 4:9

* Më e rëndësishmja në një martesë është që të dy të kenë besim në Perëndi! Kur keni besim, gjithçka është e mundur!

* Prapa çdo burri të madh fshihet një grua e vogël që e ndihmon. Burri
mund të jetë kreu, por gruaja shpesh është qafa që e kthen.

* Martesë është të marrësh dhe të japësh. Më mirë t’ia japësh ti, se ajo do ta marri gjithsesi.
- Joey Adams

* Kujtoni atë tipin që e pyeti gruan: “Si është e mundur që Perëndia të
bëri kaq të bukur, por kaq budallaqe?”. Ajo i përgjigjet: “Jam e bukur
që ti të më martoje, dhe budallaqe që të martohesha me ty”!

* Mami dhe babi ishin një çift fëmijësh kur u martuan. Ai ishte tetëmbëdhjetë, ajo ishte gjashtëmbëdhjetë, unë isha tre.
- Billie Holiday

* Burri më tha se kishte nevojë për më shumë hapësirë. Prandaj unë e lashë jashtë.
- Roseanne Barr

* Në biznesin e ndërtimit thonë: Dy burra mund të bëjnë trefishin e
punës së një burri të vetëm. Parimi i Perëndisë është se dy persona
mund të bëjnë dhjetëfishin e punës të një të vetmi. “Një person i vetëm
mund të ndjekë një mijë e dyqind veta dhe dy persona bëjnë të iknin
dhjetë mijë veta” (Ligji i Përtërirë 32:30).

* Dashuria është e verbër, ndërsa martesa të kthen sytë.
- Agatha Kristi

* Këshilla ime është që të martoheni; nëse gjeni një grua të mirë,
atëherë jeni të lumtur, nëse jo, atëherë do të bëheni filozof.
- Sokrati

* Pa komunikim të mirë me Zotin, nuk mund të ketë komunikim të mirë me njerëzit.

* Para martese një burrë deklaron se do të japë jetën t’ju shërbejë;
pas martese, ai nuk do të ulë as gazetën për të folur me ju.
- Helen Rowland

* Nëse doni të mësoni diçka për altruizmin, përulësinë dhe përgjegjësinë, mjafton të martoheni!

* Kur një burrë hap derën e makinës për gruan e tij, të jini të sigurt, ose ka makinën e re ose gruan.
- Bernard Shaw

* Mënyra më e mirë për ta mbajtur mend ditëlindjen e gruas, është ta harroni një herë.
- H.V. Prochnow

* Prapa çdo burri të madh ndodhet një grua e madhe. Gruaja ose e ndërton, ose e shkatërron burrin.

* Nëse doni ta lini partnerin sepse ka diçka tek ai që nuk ju pëlqen,
atëherë do të lini çdo person me të cilin lidheni, sepse të gjithë
njerëzit kanë diçka që nuk pëlqejmë.

* Ndër të gjitha kurat shtëpiake, gruaja e mirë është më e mira.

* Bëjini komplimente asaj! Thuajini sa e bukur është dhe ajo do të jetë
e bukur! Thuajini sa e mrekullueshme është dhe ajo do të jetë e
mrekullueshme!

* Kam mësuar se vetëm dy gjëra janë të nevojshme për ta mbajtur gruan
të lumtur. Së pari, lëreni të kuptojë se do të dalë e saja. Së dyti,
lëreni t’i dalë e saja.
- Lyndon B. Johnson

* Nuk ka rëndësi se sa e rregullt është një grua nga natyra, është gabim për të kur e vendos gjithmonë burrin në vendin e tij.

* Kura e vetme për një dashuri të humbur, është një dashuri e re.

* Ekzistojnë dy periudha në jetën e një burri kur ai nuk i kupton gratë, para martese dhe pas martese.

* Një martesë është një dëshmi, ashtu si pagëzimi. Rrethi i unazës
është simboli i vërtetësisë së përjetshme dhe ari është simbol i vlerës
që zgjat.

* Martesa është marrëdhënia më e ngushtë, më përulëse dhe më vetë-sakrifikuese mes qenieve njerëzore.

* Është e vështirë të duash dikë që nuk respekton apo ta admirosh për diçka.

* Thojini “Të dua” me zemer te paster dhe me shpirt te bukur!

* Fjala “angazhim” ka dy kuptime: është luftë në betejë dhe dorëzim në martesë.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
thenie te mencura per martesen
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: dashuria-
Andare verso: