PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 25 fakte magjepese per dashurine

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: 25 fakte magjepese per dashurine   Mer Lug 15, 2009 5:04 pm

25 fakte magjepsëse për dashurinë
1. Burrat të cilët e puthin gruan e tyre në mëngjes, jetojnë 5 vjet më shumë se sa ata që nuk e bëjnë këtë gjë.

2. Kënga e parë për dashurinë është shkruar 4 000 vjet më parë dhe vjen nga një zonë midis Tigrit dhe Eufratit.

3. Nëse vjen momenti për intimitet që në fillim të marrëdhënies, 78% e vajzave nuk pranojnë nëse nuk janë depiluar.

4. Vajzat feministe kërkojnë më shumë se të tjerat të kenë një marrëdhënie romantike.

5. Dy të tretat e
njerëzve raportojnë se kanë rënë më shumë në dashuri me dikë që kanë
vite që e njohin, se sa me një të saponjohur.

6. Njerëzit që tregojnë historinë e tyre të dashurisë e bëjnë këtë pasi mendojnë se procesi është jashtë kontrollit të tyre.

7. Dashuria nxit një efekt qetësues në trup dhe mëndje për të paktën një vit, gjë që ndihmon ruajtjen e sistemit nervor.

8. Dashuria ka të
njëjtin efekt në trup njësoj si edhe frika e madhe. Te një person i
dashuruar shfaqen të njëjtat simptoma si te një person që ndjen një
frikë të madhe – zmadhim të bebes së syrit, duar të djersitura, dhe
rritje të të rrahurave të zemrës

9. Skanimet e trurit kanë treguar se kur njeriu shikon foto të njeriut të zemrës, truri reagon menjëherë duke treguar dëshirë.

10. Vajzat e fisit Tivi në Pacifikun jugor martoheshin që në lindje.

11. Shërbimi “Detektori
i dashurisë” i shpikur nga operatori telefonik KTF supozohet se tregon
seriozitetin e njeriut të dashur, nëse ai vërtet është i ndershëm në
atë që thotë. Telefoni analizon kordat e zërit për të parë nëse ai flet
me dashuri apo jo. Përdoruesi merr një analizë të bisedës nëpërmjet një
mesazhi i cili tregon afeksionin, surprizën, përqendrimin dhe
ndershmërinë me të cilën ka folur personi tjetër në linjë.

12. Rreth 11% e grave
kontrollojnë menjëherë online për të parë të dhënat e një personi që e
kanë takuar ose që presin ta takojnë, kundrejt 7 % të meshkujve.

13. Me kalimin e kohës, partnerët tentojnë të kenë gjithmonë e më shumë të njëtat sjellje.

14. Njerëzit tentojnë të
kthejnë më shumë kokën në të djathtë se sa në të majtë kur puthin dikë
(65% e njerëzve e kthejnë kokën në të djathtë).

15. Tradita e unazës së
fejesës ka ardhur që në shekullin e 15-të, kur Duka Maximillian i
Austrisë i dha një unazë të fejuarës së tij Mary nga Burgundy.

16. Rreth 43% e grave preferojnë që partnerët të mos tregojnë shenja ‘dashurie’ nëse nuk janë të sigurt për një lidhje.

17. Njerëzit që sapo
kanë rënë në dashuri tregojnë zvogëlim të hormonit serotonin- në nivele
aq të ulëta sa dhe te një person i sëmurë.

18. Aeroporti Ndërkombëtar i Filadelfias mbahet si Nr. 1 për lidhjet e dashurisë gjatë kohës së pritjes.

19. Sipas një teorie
matematike, ne duhet të takojmë shumë njerëz para se të zgjedhim
partnerin e përjetshëm. Sipas probabilitetit vetëm kështu ka më shumë
shance për një çift të suksesshëm.

20. Mjekra e burrave rritet më shpejt kur ata mendojnë për seks.

21. Verona, qyteti
italian ku u luajt vepra e Shekspirit, Romeo dhe Zhulieta, merr rreth
1000 letra çdo vit në adresë të Zhulietës, çdo Valentin.

22. Nëse një person
refuzon një lidhje, personi bie edhe më shumë në dashuri me atë person
që nuk e ka pranuar- thotë Helen Fisher autor i librit ‘Pse
dashurojmë’. Pjesët e trurit që aktivizohen kur ne jemi të gëzuar
vazhdojnë të mbeten aktive.

23. Ka një arsye pse
ndodhin romancat në zyrë; Rënia në dashuri është shumë e lidhur me
afrimitetin. Ngjallet familjariteti, qetësia, afërsia ... dhe romanca.

24. Një në pesë marrëdhënie dashurie afatgjata ndodhin pasi njëri nga partnerët është i përfshirë në të.

25. Një marrëdhënie romantike i bën të dy partnerët të lumtur. Sa më afër ndihemi aq më të lumtur jemi!

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
25 fakte magjepese per dashurine
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: dashuria-
Andare verso: