PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas    Mer Ago 29, 2012 8:39 pm



Disave mund t’u kujtojë vendin e fshehjes së Supermenit, përderisa është i përbërë nga kristale akulli të pashkrirë, por ja që bëhet fjalë për një shpellë të vërtetë. Eshtë ajo e Kristaleve Gjigante të Naicas. E cilësuar si katedralja e kristaleve, Naica është një kryevepër natyrore në gjendje për të mahnitur.

Bëhet fjalë për një nga monumentet gjeologjikë më të jashtëzakonshëm të botës, i fshehur në thellësinë e një miniere plumbi dhe argjenti në shkretëtirën meksikane të Chihuahua. Kristalët gjigantë përbëjnë një nga masat më imponuese deri më sot të zbuluara në Tokë dhe u gjetën në vitin 2000 nga disa punëtorë. Pasi kishin mbërritur në thellësinë 300 metra, njerëzit e minierës u gjendën përballë një spektakli të papërshkrueshëm. Shpella është e përbërë nga kristale që zakonisht janë 1 cm, por realisht janë të rritur deri në 10 metra, për shkak të ambientit me 90% lagështi. I pari që shkeli aty është kristalografi Juan Manuel García Ruiz, që punon për Institutin “Andaluz de Ciencias de la Tierra”. Ruiz është drejt zbulimit të vëzhgimeve të tij në një artikull që do ta publikojë në revistën “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Për t'u veçuar nga këto zbulime është se rritja e strukturave të akullit i atribuohet ngadalësisë me të cilën janë kristalizuar. Sipas llogarive të Ruiz, kristalet janë shtuar me një vlerë të barabartë me larësinë e një floku çdo 100 vjet. Një rritje thuajse e pamundur për t’u matur, por që është realizuar vetëm falë një mikroskopi të krijuar në bashkëpunim me Universitetin e Sendait në Japoni. Instrumenti ka lejuar vlerësimin se cilët kristale janë rritur brenda një milionë viteve nën tokë. Faktikisht, nën Naicas gjendet një pikë lëshimi e nxehtësisë vullkanike, që ka liberalizuar minerale dhe ka krijuar depozitimin e metaleve në minierë. Shpella e kristaleve, e gjatë 35 metra për 20 metra gjetësi është e lartë 2 metra e gjysmë dhe shpesh është lagur nga ujë me temperatura të larta dhe plot minerale. Këto duket janë kushtet që kanë sjellë kristalizimin e ngadaltë dhe të vazhdueshëm.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Misteri i kristaleve gjigantë të Naicas
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: