PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Zbulohen misteret e Piramidës së Keopsit

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Zbulohen misteret e Piramidës së Keopsit    Dom Lug 01, 2012 2:02 pm




Një robot i vogël me emrin Djedi, prej disa muajsh është shndërruar në një arkeolog të njohur, pothuajse aq sa Howard Carter, i cili në vitin 1922 arriti të hynte për herë të parë në varrin e faraonit të Egjiptit, Tutankhamon. Djedi, në fund të majit që shkoi, u bëri të mundur ‘kolegëve’ të tij arkeologë që për herë të parë pas 4500 vjetësh të ishin në gjendje të shihnin se çfarë fshihet në labirintet më të thella dhe të padukshme të Piramidës së Keopsit, në Egjipt.

E ndërtuar ndoshta si një varr për faraonin me të njëjtin emër rreth 2570 vjet p.e.s, ky monument i madh, akoma fsheh shumë sekrete brenda tij.

Një nga ata që duket se është ruajtur më mirë ka të bëjë me dy galeri të vogla në formë katrore, rreth 20 cm të gjera, që fillojnë nga e ashtuquajtura ‘Dhoma e Mbretëreshës’, dhe zgjaten në veri dhe në jug deri përballë dy dyerve të paeksploruara deri më tani të cilat janë prej guri të dekoruara me doreza metalike.

Dhe pikërisht prania e këtyre elementeve të pazakontë – është hera e parë që zbulohet prania e hekurit brenda një piramide – ka ndezur hipoteza nga më të paimagjinueshmet deri më tani. Disa studiues mendojnë se bëhet fjalën për një derë që të çon në një dhomë të fshehtë dhe të panjohur deri më tani. Ose, shkohet edhe më tej sa të besohet se mbetjet janë pjesë e një sistemi elektronik të lënë në planetin tonë nga alienët…?

Misteri duket se zgjidhet, të paktën pjesërisht nga Djedi, robot eksplorator i projektuar dhe ndërtuar nga Rob Richardson, një inxhinier në Universitetin e Leeds (MB). Djedi ka arritur të hyjë në një nga kanalet e vogla për të vendosur telekamerën e tij të lëvizshme brenda një vrime të krijuar në derën prej guri në vitin 2002, nga një tjetër robot paraardhës i tij.

Imazhet e para të dërguara nga roboti prej hapësirës së brendshme dhe të paeksploruar tregojnë një dhomë të vogël, muret e të cilës janë të mbushura me hieroglife të shumta të bëra me bojë të kuqe. Sipas arkeologëve, deshifrimi i tyre mund të jetë çelësi për të zgjidhur misterin që mbajnë muret.

Roboti Djedi ka bërë të mundur që për herë të parë të merren pamje nga pjesa e prapme e derës, duke konfirmuar, përkundër teorive imagjinative, se elementet metalike të zbuluara kanë vetëm një funksion dekorativ.

Lidhur me faktin se çfarë mund të fshihet përtej dy tuneleve misterioze, shkencëtaret janë ndarë në dy mendime. Sipas disave, dy tunelet kanë një funksion tërësisht dekorativ, ndërsa sipas grupit tjetër këto tunele mund të çojnë drejt një daljeje sekrete.

Ajo që deri më tani është konsideruar si sarkofagu, në fakt mund të jetë vetëm një pjesë e dukshme e tij, ndërsa pjesa tjetër duhet të jetë e fshehtë. Sipas grupit të dytë të arkeologëve, qëllimi i atyre që planifikuan dhe realizuan piramidat, ishte që të fshihnin trupin e mbretit të vdekur në mënyrën më të mirë të mundshme.




_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Zbulohen misteret e Piramidës së Keopsit
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: