PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Horoskopi 2012

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Horoskopi 2012   Dom Lug 01, 2012 1:56 pm

DASHI

Për të lindurit e shenjës së dashit, yjet parashikojnë një fillim të mbarë për 2012-ën. Kjo fal vendosjes së Saturnit në shenjën e Luanit, dhe që në fillim të vitit do të bëni lëvizje të rezervuara dhe të qeta.

Gjatë ditës së festës së Shën Valentinit, do të jetoni një atmosferë pozitive. Situata do të përkeqësohet gjatë gjysmës së vitit, kur Marsi në gjysmën e muajit prill, do të s’postohet tek shenja e Gaforres si dhe në qershor, kur Mërkuri do të transferohet tek po kjo shenjë.

Përmirësimi i situatës do të filloj të ndjehet në fillim të muajit korrik dhe është parashikuar një verë e mbushur plot me dashuri dhe lumturi.Në muajt shtator dhe tetor do të jetë një periudhë ku do të shfaqet stresi dhe nervozizmi, ndërsa mbyllja e vitit 2012 do të jetë tepër e mirë për të lindurit e kësaj shenje.

DEMI

Fillimi i këtij viti do të jetë energjik fal Marsit, që do të jetë prezent në fillim të vitit deri në 14 shkurt. Transferimi i planetëve do të stimulojnë qëndrimin e personave të cilët duhet të tregohen të kujdesshëm për të cilësuar më mirë çdo situata para se të reagojnë ashpër.

Horoskopi i vitit 2012 për Demin thotë se ky do të jetë një vit tepër i ngarkuar dhe i pasur me emocione, siguri, angazhime nga këndvështrimi i punës dhe ndjenjave. Përfitoni nga ndihmesa e Mërkurit dhe Venusit në periudhën e parë të vitit, ndërsa në fillim të pranverës do të keni përkrahjen edhe të Diellit.

Më pas Marsi që në periudhën midis fundit të muajit prill dhe fillimit të qershorit, do të kaloj tek shenja e Gaforres. Fillimi i stinës së verës është një moment i egër për parashikimet e ndjenjave. Për ata persona që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme, mund të përfundojnë në vendimin e martesës.

Ndërsa për ata persona që po përjetojnë një histori jo të qëndrueshme, duhet që të kenë guximin për të përfunduar këtë histori, dhe të kenë besim tek njohjet e reja që vera ju ofron. Muajt e tjerë do të jenë të mbushur me punë. Duke filluar që nga gjysma e muajit tetor do të shfaqet një periudhë negative dhe demoralizuese. Situata do të ndryshoj vetëm me fillimin e muajit dhjetor.

BINJAKET

Në fillim të këtij viti të lindur në shenjën e Binjakëve do të shohin transferimin e Saturnit tek Luani, një ndryshim tepër pozitiv që do t’i ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve familjare me personat që kanë pranë dhe do të lejojnë që të realizohen të gjitha projektet.

Në dashuri në fillimin e vitit, do të jeni të tërhequr nga partneri juaj në mënyrë tepër të veçantë duke e çuar lidhjen tuaj në një drejtim të mirë. Por, duhet të keni kujdes nga pasionet e shfrenuara dhe nga personat e tjerë duke filluar nga muaji Mars deri në fund të verës. Horoskopi i vitit 2012 për Binjakët rezervon një periudhë të këndshme në këndvështrimin profesional në fundin e tre mujorit të parë, ku fal kalimit të një planeti që në fillim e deri në dhjetor do të ndriçoj këtë sektor.

Kjo periudhë mund të jetë edhe periudha ku mund të planifikohet një bashkëjetesë, ose një martesë me partnerin/ partneren tuaj. Viti 2012 për Binjakët do të jetë mbi të gjitha një vit tepër konkret dhe do të keni fitore të shumta mbi të gjitha me ata persona që ju kishin kritikuar në të kaluarën. Periudha ideale për biznes është ajo midis muajit mars dhe prill.

GAFORRJA

Gjatë këtij viti të lindur e kësaj shenje do të arrijnë të përfundojnë projektet që kanë qëndruar pezull. Do të arrijnë të gjejnë përgjigjet e duhura. Planeti Jupiter, ndriçon në pjesën më të mirë të vitit çdo situatë në fushën profesionale, por nuk do të lërë mënjanë as ndihmesën në fushën e ndjenjave dhe në marrëdhëniet me partnerin, apo në kërkimin e personit të zemrës për ata që janë beqar.

Muajt më të mirë do të jenë maji dhe qershori, më pas do të hyni në periudhën e vdekur sidomos në shtator dhe tetor për të rinisur një periudhë të shkëlqyer drejt fundit të vitit. Në nëntor dhe dhjetor kur periudha të jetë tepër pasiononte planetët do t’ju ndihmojnë shumë në lidhje me partnerin ose partneren tuaj.

LUANI

Horoskopi i vitit 2012 për të lindurit e shenjës së Luanit nuk parashikohet ndonjë fillim viti i mirë, për shkak të negativitetit të Marsit në shenjën e Demit, dhe të Jupiterit në shenjën e Akrepit. Do të përjetoni një fillim viti të shoqëruar me kriza sentimentale dhe profesionale, por që do të jeni në gjendje t’ia dilni mbanë vetë edhe pse humori nuk do të jetë në maksimum.

Një ndihmesë e madhe do t’ju mbërrijë nga Saturni që do të largoj nga ju duke ata persona negativ që flasin për ju. Në periudhën e përfundimit të stinës së verës dhe fillimit të pranverës, kur qielli yjor do të jetë tepër i qetë do t’ju mbërrijë një propozim.

Vera do të jetë një periudhë e mrekullueshme sidomos nga këndvështrimi sentimental, beqarët do të njihen me persona të rinj dhe do të jetojnë mbrëmje të mbushura plot me emocione. Do të jetoni një periudhë të dytë lodhje në fillim të tetorit dhe në gjysmën e parë të dhjetorit. Viti do të mbyllet mjaft mirë.

VIRGJERESHA

Një vit i shkëlqyer 2012 për të lindurit e kësaj shenje. Fillimi i këtij viti do të jetë entuziast dhe plot me ide e projekte që pa vështirësi do të realizohen për gjithë vitin. Sidomos duke filluar me javët e para të janarit do të ndjeheni të humbur dhe asnjë nuk do të arrij t’ju dekurajojë. Një fillim viti i mirë edhe nga këndvështrimi sentimental fal parashikimeve të mira të Venusit dhe Marsit që bashkohen me Diellin.

Një periudhë lodhje e vogël do të mbërrijë në fund të shkurtit, për shkak të transferimit të Marsit në shenjën e binjakëve duke u stimuluar nga Urani, sidomos për të lindurit në gjysmën e dytë të gushtit. Muajt qershor, korrik, gusht do të sjellin të reja dhe ndonjë rast për ta vlerësuar në mënyrë delikate.

Shtatori, tetori dhe nëntori do të jenë muaj tepër të mirë për të zgjidhur probleme të rëndësishme, sidomos në sektorin profesional. Edhe fundi i vitit parashikohet të jetë tepër i mirë.

PESHORJA

Për të lindurit e shenjës së peshores, horoskopi i vitit 2012 rezervon transferimin e favorizuar të planetëve të Saturnit dhe Jupiterit që do t’ju shoqërojnë në mënyrë të veçantë gjatë gjithë vitit. Do të jetë viti i investimeve dhe i biznesit.

Parashikime të mira edhe në sferën sentimentale, mbi të gjitha në pjesën e fillimit të vitit, kryesisht në tre muajt e parë. Duhet të jeni të kujdesshëm në pjesën e parë të vitit dhe në tre muajt e fundit.

Gjithashtu edhe në stinën e verës duhet të jeni të kujdesshëm ndaj tendencave të ëmbla që mund të vënë në rrezik marrëdhënien tuaj me partnerin. Në muajt prill, maj dhe qershor duhet të keni kujdes nga partneri juaj që mund të mendoj për një marrëveshje që sigurisht do të dini ta ndalni.

AKREPI

Fillimi i vitit 2012 do të jetë paksa i mërzitshëm për Akrepin dhe kjo për të vetmen arsye, kalimin e Marsit në vend të Diellit tuaj, që do të stimuloj në mënyrë negative tek Saturni dhe Luani. Kujdes nga përzgjedhjet që do të bëni kryesisht në janar dhe shkurt.

Gjithçka do të përmirësohet duke filluar që nga muaji mars dhe kjo fal kalimit të Venusit tek peshqit. Do të jeni të aftë të përballoni një debat me partnerin dhe do të ndjeheni shumë të qetë. Mund të jetë edhe një periudhë e mirë përzgjedhjesh për martesë? Gjithçka do të filloj mirë si në këndvështrimin jetësor, ashtu edhe në atë profesional deri në muajin gusht.

Do të jeni të tërhequr nga një krizë e vogël pas pushimeve në muajin shtator dhe tetor dhe do të ndjeheni paksa nervoz. Do të jetë pikëshit Venusi, që në muajin dhjetor do t’ju sjell qetësinë shpirtërore.

SHIGJETARI

Influenca pozitive e Saturnit do t’ju shoqëroj për gjatë gjithë vitit. Fillimi i 2012-ës do të jetë i përshtatshëm për horizonte të reja dhe rrugë të reja. Duhet të s’postoni gjithçka duke filluar nga muaji janar për të shfrytëzuar atmosferën e këndshme. Duke filluar nga muaji marsi, me mbështetjen e Marsit dhe të Mërkurit, do të jetoni një periudhë të shoqëruar nga nervozizmi sidomos në jetën familjare.

Historitë e dashurisë për disa nuk funksionojnë dhe shumë prej jush do të vendosin të kthejnë faqe. Do të jetoni një periudhë qetësie në muajt prill dhe maj, dhe do t’ju sjellin një verë rrezatuese. Muajt më të mirë për ata që janë në kërkim të shpirtit binjak do të jenë qershori, korriku dhe gushti, pikërisht në këto muaj do të jetoni një aventurë të re tepër të këndshme.

Periudha e fillimit të vitit do të jetë një periudhë e re përzgjedhjesh sidomos në fushën profesionale, dhe fal ndikimit të Saturnit do të arrini të gjeni rrugën e duhur. Duke filluar që nga 25 nëntori, Jupiteri do të hyj në shenjën tuaj dhe gjithçka do të bëhet më e lehtë.

BRICJAPI

Yjet do të ndihmojnë të gjithë personat e kësaj shenje për të lënë pas periudhën e vështirë të tre mujorit të fundit të vitit 2011. Fal Venusit dhe Marist, duke filluar që nga muaji shkurt, do të përkraheni nga Mërkuri, duke jetuar tre mujorin e parë të 2012-ës në mënyrë tepër pozitive sidomos në aspektin sentimental.

Ndërsa për ata persona që e kanë gjetur tashmë shpirtin binjak , do të jetojnë një periudhë pasiononte ndërsa të tjerët do të kenë mundësi të shumta fal njohjeve të reja. Puna:, sigurisht që do t’ju jap disa shanse të shumta për të përmirësuar kushtet ekonomike.

Në muajt prill dhe maj, mund të hasni disa vështirësi të paparashikuara sidomos për projektet e reja. Mund të përjetoni një periudhë të vogël mërzitje duke filluar nga tetori kur duhet të përballeni me situatat profesionale. Kujdes tek ata persona që duhet t’ju besoni, ose që do t’ju jepni para borxh. Në çdo rast, duhet të merrni edhe mendimet e të tjerëve.

UJORI

Që në fillim të vitit do të hasni ndryshime të shumta, por duhet që vet ju të mblidhni të gjitha forcat dhe të arrini atë që dëshironi. Do të keni influencimin negativ të Saturnit për gjithë vitin dhe të Jupiterit deri në nëntor, kështu që duhet të jeni tepër të kujdesshëm ndaj asaj që bëni. Miqtë do t’ju mbështesin dhe do të arrini të zgjidhni situata me të vërtetë të vështira. Kujdes duhet të tregoni edhe me partnerin, i cili do të jetë gjithnjë e më pak i disponueshëm në përqendrimin e lirisë të kaluar.

Nëse do të arrini të menaxhoni mirë situatën, do të vazhdoni të përmirësoni historinë tuaj serioze, përndryshe rrezikoni të shkatërroni gjithçka. Vitin 2012 do të mbyllet shumë mirë, fal kalimit të Jupiterit në shenjën e shigjetarit, ju dhuron optimizëm dhe fat për të gjithë të lindurit e kësaj shenje.

PESHQIT

Të lindurit e kësaj shenje do të jetojnë një fillim viti nën influencimin pozitiv të Jupiterti që do t’ju sjell të reja të shumta. Ndihmë do të keni edhe nga Venusi dhe Marsi, që duke filluar nga javët e para të vitit do t’ju orientojnë drejt suksesit. Muajt e fillimit të vitit, deri në maj, do t’ju ndihmojnë të kurorëzoni ëndrrat e dashurisë.

Nga këndvështrimi profesional dhe financiar, periudha më e favorshme do të jetë midis shkurtit dhe gjysmën së parë të prillit, kur Mërkuri do të jetë në shenjën tuaj, ndërsa me Marsin në shenjë do të jetë më e lehtë krijimi i marrëdhënieve të reja.

Në punë nuk duhet të keni frikë të pranoni përgjegjësi të reja, sepse do t’ju ndihmojnë në karrierën e ardhshme, madje do t’ju sjellin edhe përfitime të mira financiare. Duhet të pranoni pa asnjë rezervë. Tepër e mirë periudha në fund të vitit duke filluar që nga nëntori, kjo fal planetëve që ndodhen tek Shigjetari.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Horoskopi 2012
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: