PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Tmerret e Vaksinës ............

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Tmerret e Vaksinës ............   Ven Apr 06, 2012 8:36 am








vaksinat janë transmetuesit e sëmundjeve më të rënda ngjitëse te njerëzit dhe te kafshët, e kanë vërtetuar disa mjekë amerikanë qysh në fillim të shekullit 20. Atëherë, në SHBA ishte themeluar edhe Liga Kombëtare kundër Vaksinimit, e cila në një peticion të madh, më 1919, kërkoi nga presidenti Vudro Vilson që vaksinimi i detyrueshëm i ushtarëve të nxirret jashtë ligjit. Të dhënat shokuese për vaksinat, që atëherë iu paraqitën presidentit amerikan dhe Kongresit, u publikuan më 1920, në një libër, i cili me dekada ishte diku „i humbur“.

Në mjekësinë bashkëkohore, pas Luftës së Dytë Botërore, ka dominuar vetëm një shkollë mjekësore (alopatike, e cila thotë se „njëra gozhdë shtyn tjetrën“), dhe ajo e pranon ekzistimin e sëmundjeve të njohura ngjitëse si një dukuri të natyrshme që ndodh në kohë të ndryshme. Mjetin më efikas për parandalimin e sëmundjeve infektive, kjo shkollë, e që është edhe themeluese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e ka shpallur vaksinimin, pra, helmimin parandalues të gjakut me embrionë të sëmurë.

Prandaj, sot pak mjekë në botë e dinë se si kolegë të tyre në SHBA, në fillim të shekullit 20, luftuan fort kundër kësaj mënyre „të shërimit“, të prirë nga njohuritë nga shumë shkolla mjekësore. Për shumë nga ata, edhe vetë mendimi se disa sëmundje mund të parandalohen pikërisht me përhapjen e saj – ishte çmendurake. Për ta, veçanërisht ishte e papranueshme përzierja e gjakut të infektuar ndërmjet njerëzve dhe kafshëve.

Se si kjo ide barbare dhe çmendurake e helmimit masiv, gjatë kohëve, u fut në shkollën dhe praktikën bashkëkohore mjekësore, dhe e errësoi arsyen e shëndoshë mbi atë se çka është organizmi i njeriut, çka është jeta, e çka është helmimi dhe vrasja – gjithsesi duhet të jetë temë për të menduar për secilin mjek të ndershëm, i cili ka forcë të mendojë me kokën e vet.

Prandaj, këtu do të zbulojmë disa detaje të vogla nga një peticion që iu dërgua më 1919 presidentit amerikan si komandant suprem i të gjitha komandave të ushtrisë amerikane , që vaksinimi i detyruehsëm në ushtri të hiqet, sepse është i rrezikshëm, i panatyrshëm, barbar dhe në kundërshtim të plotë me kushtetutën amerikane, dhe me parimet e saj bazë mbi lirinë e të gjithë qytetarëve, si dhe me të drejtën e tyre për shëndet.

Dokumentacion i madh, për atë se çka janë vaksinat, dhe çfarë efekte shkaktojnë te njerëzit dhe te kafshët, është paraqitur në librin Horrors of Vaccination, i botuar në SHBA, më 1920. Si përfaqësues i nënshkruesve të Peticionit, dokumentacionin e ka mbledhur Çez M. Higins, përpara një numri të madh të organizatave dhe shoqatave profesionale dhe qytetare, dhe ia paraqiti presidentit amerikan dhe Kongresit.


Sipas Kartonit bibliotekar të Line Medical Library, shihet se libri, për herë të fundit është lexuar në shkurt të 1962, dhe në maj të 1965. Pas kësaj „u zhduk“. Jo vonë, dikush e ka zbuluar dhe është kujtuar që ta kopjojë dhe ta vë në internet. Dokumentet dhe pohimet e paraqitura përsosmërisht në të, dëshmojnë se si përgjatë kohëve janë ndrydhur shumë njohuri dhe mendime profesionale të atëherhsme për pasojat katastrofale të vaksinimit, dhe se si shkenca mjekësore, me korrupsionin e individëve me ndikim në qarqet mjekësore, është gjymtuar, dhe sot ky helmim masiv barbar i gjakut të njeriut dhe të kafshëve, konsiderohet e arritur e lartë në pranadalimin e sëmundjeve.

Në mjekësinë moderne, termi „shërim“ edhe nuk po përmendet më, por ekziston vetëm terapia (alopatike), e përcaktuar nga vetëm një autioritet shëndetësor botëror – e kjo është Organizata Botërore e Shëndetësisë, në të cilën pranohen vetëm pasuesit dhe mbrojtësit e një shkolle mjekësore.

E një nga kërkesat e Peticionit ka qenë edhe që në të gjitha këshillat drejtues të shërbimeve shëndetësore kombëtare në SHBA të gjenden mjekë që përfaqësojnë shkolla të ndryshme mjekësore.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Tmerret e Vaksinës ............
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: