PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Termet i frikshem ne Diell !!!

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Termet i frikshem ne Diell !!!   Ven Apr 06, 2012 8:30 am




Shkencëtarët kanë zbuluar një tërmet të përmasave enorme në Diell, 1000 herë më të fuqishëm se tërmeti 8,9 ballësh që goditi Japoninë në muajin mars të vitit të kaluar dhe që shkaktoi cunami.

Astronomë të laboratorit të shkencave hapësinore “Mullard UCL”, një nga grupet më të mëdha të studimeve hapësinore të universiteteve në Angli, bënë të ditur se tërmeti me përmasa 1000 herë më të fuqishme se tërmeti i rënë në Japoni më 11 Mars 2011, ka tronditur Diellin më 15 Shkurt të 2011.

Sipas rezultateve të studimit të publikuara nga Sergei Zharkov në Takimin Kombëtar të Astronomisë 2012, të realizuar pak ditë më parë në Mançester, tërmetet mund të nxiten nga shpërthimet e fushave magnetike të krijuara në Diell dhe hedhjeve të masave koronale.

Sipas tij tërmeti i pabesueshëm i realizuar në Shkurt të vitit 2011 ka ndodhur pas dy shpërthimeve diellore. Stuhia gjeomagnetike e krijuar pas shpërthimit është drejtuar drejt Tokës me një shpejtësi 600 km në sek dhe ka ndikuar në krijimin e dritave veriore në atmosferën tonë të njohura si aurora. Pas tërmetit në sipërfaqen e Diellit janë vënë re dallgëzime të ngjashme me të cunamit.

“Në sipërfaqen e Diellit u shfaqen dallgëzime të ngjashme me dallgëzimet e krijuara pas hedhjes së një guri në ujë. Në të vërtetë këto dallgëzime krijohen nga shkarkimi i menjëhershëm i energjisë së prodhuar nga dallgët zanore nën sipërfaqen e Diellit”, u shpreh Sergei Zharkov gjatë fjalës së tij në takim.

Por, akoma qëndron enigmë lidhja ose ndikimi që mund të shkaktojnë tërmetet dhe shpërthimet në Diell në lëvizjet sizmike në sipërfaqen e Tokës.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Termet i frikshem ne Diell !!!
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: