PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi    Lun Mar 05, 2012 8:51 pm




Masa shumë të mëdha akujsh janë shkëputur nga akullnaja Perito Moreno, e cila ndodhet në jug të Argjentinës dhe njihet ndryshe si "Gjigandi i Bardhë".

Copëtimi i akullnajës, përveçse krijoi pamje të mrekullueshme, solli me vete edhe debatin rreth ngrohjes globale.

Krisjet, që vazhduan me ditë të tëra në Perino Moreno, përfunduan me thyerjen dhe copëtimin e disa masave të akullta, të cilat u shkëputën nga fasada ballore e akullnajës dhe ranë mbi sipërfaqen e Liqenit Argjentino, transmeton TRT njoftimet.

Akullnaja Perito Moreno ndodhet në Parkun Kombëtare Los Glaciares të rajonit të Patagonisë në jug të Argjentinës, ku faktikisht gjenden mbi 200 akullnaja të përmasave të ndryshme.

Kjo akullnajë, që shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 250 kilometra katrorë, lëviz vazhdimisht në drejtim të Liqenit Argjentino.

Lëvizja e Perino Morenos herë-herë bllokon rrjedhën e lumenjve dhe përrenjve, që ushqejnë liqenin mbi të cilin ndodhet akullnaja; si pasojë ujërat veprojnë në thellësi dhe shkaktojnë shkrirjen, ose copëtimin e saj.

Thyerjet e masave të akullta të Perito Morenos realisht janë një nga dukuritë natyrore më të famshme në botë.

Mirëpo shkencëtarët tërheqin vëmendjes se në ciklin e thyerjes së akullnajës, që deri më tani ndodhte një herë në 10 vjet, ka ndryshime dhe kjo kohë mund të jetë shkurtuar ndjeshëm.

Specialistët theksojnë se thyerja e fundit është përjetuar në vitin 2008 dhe me ndikimin e ngrohjes globale akullnaja Perito Moreno po shkrin shumë më shpejt se në të kaluarën.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
"Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi "Gjigandi i bardhë" po copëtohet me shpejtësi
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: