PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Astronomët e NASA-s zbulojnë një vrimë të zezë me depozita uji 140 trilion herë më shumë se oqeanet e tokës

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Astronomët e NASA-s zbulojnë një vrimë të zezë me depozita uji 140 trilion herë më shumë se oqeanet e tokës   Gio Mar 01, 2012 2:40 pm




Verën e 2011-ës, dy ekipe astronomësh të NASA-s, arritën të zbulojnë vrimën e zezë më të madhe dhe më të largët e cila rezultoi si depozita më e madhe e ujit e zbuluar ndonjeherë në univers.
Uji, i cili është ekuivalent me 140 trilion herë më shumë se uji i të gjithë oqeaneve të Tokë, gjendet përreth vrimës së zezë në Kuazar rreth 12 miliardë vite dritë larg nesh.
Pra, Kuazari, ose APM 08279 5255, u zbulua në vitin 1998. Vëzhgimet me teleskop dhe me mjete të sofistikuara infro të kuqe, zbuluan se Kuazar, është një galaktik e re me një vrimë të zezë, shumë të madhe në qendër të tij, ecila krijon yje të rinj, me një shpejtësi shumë të madhe. Me një distancë prej më shumëse 12 miliardë vjetë dritë larg, Kuazar, konsiderohet se është krijuar rreth 1 miliardë vite dirtë pas Big Bang.
“Ky objekt ekzisonte që para momentit të krimit të yjeve të parë në univers”, thotë Chris Carilli, astronom në Observatoin e Astronomisë (NRAO).
“Amibienti rreth këtij Kuazari, është shumë i veçantë për vetë faktin se ka krijaur këtë masë kaq të madhe uji”, deklaronë Matt Bradford në Jet Prepulsion Laboratory të NASA. “Është një provë tjetër i asaj çka ne kemi vërtetuar këtu e shumë dekada më parë se uji gjendet i derdhur në gjithë universin, akoma edhe në stadet më fillestare të tij”, vijon ai.
Matt Bradford, ishte kreu i njërit prej ekipive të astronomëve që kryen këtë zbulim kaq të madh. Ekipi i shkencëtarëve të tij si dhe hulumtimi i tyre, u sponsorizua nga NASA dhe u publikua në Astrophysical Journal Letters.
Energjia e papërmbajtur e Kuazar, është rezultat i vrimave të zeza të cilat gjenden në qnedër të galaktiave të hershme, si dhe përpijnë dalë nga dalë lëndën e unazës me gazërat dhe pluhërin që i rrethon ato. Ndërkohë që është duke “ngrënë”, çdo Kuazar, emeton sasi të mëdha energjie. Që të dy ekipet e astronomëve studiuan Kuazar-in APM 08279 5255, i cili përfishinë një vrimë të zezë në gjirin e tij, me masë 20 miliardë herë më të madhe se ai i Diellit tonë, ndërkohë prodhonë energji sa prodhojnë 1000 triliardë Diejë së bashku.

Astronomët prisnin që të zbulonin avuj uji, akoma dhe në galaktikën e re, por nuk i kishin diktuar ato dhe shumë larg. Ekzistojnë avuj uji dhe në galaktikën tonë, edhe pse sasia totale e madhësis së ujit është 4000 herë më e vogël se ajo e Kuazar, ngaqë sasia më e madhe e ujit e galaktikës sonë gjendet e ngrirë në formë akulli.
Avujt e ujit, janë një shenjë e kosiderueshme e cila zbulonë natyrën dhe strukturën e Kuazar. Në kuazarin në fjalë, avujt e ujit gjenden të shpërndar në sasi shumë të mëdha rreth vrimës së zezë në dimensione shumë vite dritë larg. Prezenca e tij tregonë se Kuazar, lyen gazrat me rreze X dhe infro të kuq, si dhe gazrat aty janë shumë të dendur, të pa arsyetueshëm shumë të nxehtë. Edhe pse gazrat gjenden në kushte – 53 gradë celcius dhe janë 300 triliardë herë më pak të dendur se atmosfera e Tokës, ata janë 5 herë shumë më të nxehtë dhe 10 deri në 100 herë më të dendur sesa është aktualisht galaktika jonë.
Matjet e avujve të ujit dhe të molekulave të tjera, siç ai i monoksidit të karbonit, tregojnë se aty gjenden sasi gazi të bollshme, i cili është i mjaftueshëm për të furnizuar vrimën e zezë deri në gjashtëfishimin e madhës së tij.Por, përsa i përket asaj se nëse kjo do të ndodh në ralitet, shkencëtarët nuk janë të sigurtë. Kjo për faktin se ndoshta një sasi e konsiderushme e gazit mund të ngurtësohet dhe të kthehet në krijimine një ose më shumë Yjeve, ose ai të emetohet shumë larg Kuazarit.


_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Astronomët e NASA-s zbulojnë një vrimë të zezë me depozita uji 140 trilion herë më shumë se oqeanet e tokës
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: