PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista utentiRegistrarsiAccedi

Condividere | 
 

 Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator


Maschile Join date : 28.06.09
Age : 25
Location : elbasan

MessaggioOggetto: Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës   Gio Dic 15, 2011 4:17 pm





Një bishë nënujore që po i ha patat pranë Stadiumit olimpik në Londër ka ngjallur brengën e organizatorëve të Olimpiadës 2012 në Londër.

Lundruesi Mike Wells tregon se ka parë se si një patë është marrë në fund të ujit nga një bishë në lumin Lea në lindje të Londrës. Sipas tij, pata është zhdukur aq shpejt sa nuk ka bërë fare zhurmë. Autoritetet që janë përgjegjëse për kujdesin mbi lumin kanë kërkuar nga njerëzit që të njoftojnë nëse shohin ngjarje tjera të llojit të tillë.

Sipas Wellsit, pata kanadeze kishte peshë afro shtatë kilogramë, ndërsa u zhduk për pak sekonda. Kjo do të thotë se nën ujërat e lumit Lea ka një bishë që mendohet se mund të jetë ndonjë krokodil.

"Unë isha ulur prapa barkës sime me një shok duke pirë kafe dhe papritmas ajo patë që ishte 30 metra larg u zhduk. Ishte e pazakontë. Ne vetëm e pamë patën duke shkuar në mënyrë vertikale poshtë dhe kjo ndodhi për më pak se një sekondë. Ishte befasuese se me çfarë shpejtësie u zhduk dhe nuk u kthye më. Nuk kishte shenja për bishën që hëngër patën", ka thënë Wells.

Edhe në vitin 2005, ishte parë një ngjarje e tillë në lumin Lea.

Dy lundrues kishin parë se si një patë kanadeze ishte zhdukur po ashtu brenda një sekonde.

"Çfarëdo qoftë kjo bishë, duhet të jetë e madhe", ka thënë Mike Gallant, që kishte parë rastin e vitit 2005.

Autoritetet e "British Waterways", që kujdesen për sigurinë e ujërave, thonë se nuk besojnë se bëhet fjalë për ndonjë krokodil.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedere il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Një bishë nënujore shqetëson organizatorët e Olimpiadës
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permesso di questo forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: