PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 Zbulohen dy “vrima te zeza”, me të mëdhatë e kozmosit

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: Zbulohen dy “vrima te zeza”, me të mëdhatë e kozmosit   Gio Dic 08, 2011 11:16 am



Një grup astronomësh të Universitetit të Berkley në Kaliforni ka zbuluar “vrimat e zeza” më të mëdha që janë vërejtur ndonjëherë në univers. Të gjendur në më shumë se 300 milionë vjet dritë nga Toka, njëra është e madhe sa 21 miliardë diej dhe gjendet në galaktikën Ngc 4889, ndërsa tjetra me dimensione të barabarta me 9.7 miliardë diej, gjendet në qendrën e galaktikës Ngc 3842.

Përveçse shënon një rekord të ri (vrima e zezë më e madhe e mëparshme kishte përmasa sa 6 miliardë diej), vëzhgimi dhe përmasat e këtyre “gropave” të universit kanë lejuar avancimin e hipotezave të reja mbi rolin e tyre në formimin dhe në evoluimin e galaktikave. Ndër vite, nga vëzhgimet e teleskopit hapësinor “Hubble”, ka dalë se zakonisht “vrimat e zeza” gjenden në qendër të galaktikave dhe sa më e madhe është galaktika aq më e madhe është “vrima e zezë”.

Sipas shkencëtarëve të Berkley, këto zona të hapësirës, të cilave as drita s’mund t’i shpëtojë, duhet të jenë mbetje të shpërthimeve të fuqishme në zemrën e galaktikave më të fundit, që duhet të kenë karakterizuar fillimin e universit. Një nga pyetjet që ende nuk kanë gjetur përgjigje është: Përse këto “vrima të zeza” janë kaq miliardë herë më të mëdha sesa përmasat e një ylli të shuar? Profesori Chung-Pei Ma, që ishte në krye të grupit të kërkimit, ka shpjeguar se “vrimat e zeza mund të rriten, duke u bazuar në vrima të tjera të zeza natyrore, ose duke thithur gazin përreth tyre për ushqyerje. Është pak a shumë si të pyesësh nëse fëmijët më të gjatë janë rezultat i prindërve më të gjatë (për natyrë), apo për faktin se kanë ngrënë shumë spinaq dhe ushqime kalorike...”. Rezultatet e kërkimit janë publikuar sot në revistën “Nature”.

_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Zbulohen dy “vrima te zeza”, me të mëdhatë e kozmosit
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: