PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 Shikojeni fluturën më të shpejtë në gjithësi

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: Shikojeni fluturën më të shpejtë në gjithësi   Mer Nov 16, 2011 8:05 pm



Mjegullnaja gazore e cila mund të shihet në fotografi ndoshta duket si diçka qetësuese dhe e bukur, por në të vërtetë bëhet fjalë për një ngjarje shumë energjike të gjithësisë.

Edhe pse ngjanë me një flutur gjigante abstrakte të gjithësisë, në të vërtetë bëhet fjalë për gazrat të cilët po ngrohen në 20,000 shkallë Celzius dhe të cilët “nxitojnë” nëpër gjithësi me shpejtësi prej 950,000 kilometra në orë!

Shpejtësi kjo me të cilën udhëtimi nga Toka deri në Hënë do të zgjaste vetëm 24 minuta.

Në qendër të furisë së gjithësisë ndodhet një yll në vdekje e sipër, i cili dikur ishte pesë herë më i madh se Dielli. Përveç gazrave ky yll gjuan në gjithësi edhe rrezatimin e fuqishëm ultra-vjollcë, i cili nga ana tjetër ndriçon gazin e liruar, gjë që ia mundësoi teleskopit Hubble të NASA-s që të marr këtë fotografi të bukur.

Bëhet fjalë për mjegullnajën planetare NGC 6302, e cila është e njohur edhe me emrin e popullarizuar “mjegullnaja flutur”. Ajo është duke u përhapur nëpër hapësirën e barabartë me dy vite yjor, që është sa gjysma e largësisë së Diellit nga ylli më i afërt me ne Proxima Centauri.





_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Shikojeni fluturën më të shpejtë në gjithësi
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: KURIOZITETE-
Andare verso: