PortaliIndiceFAQCalendarioGalleriaCercaLista UtentiRegistratiAccedi

Condividere | 
 

 Gjuhë & letra shqipe..

Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Andare in basso 
AutoreMessaggio
AL.DO
administrator
administrator
avatar

Maschile Join date : 28.06.09
Age : 26
Location : elbasan

MessaggioTitolo: Gjuhë & letra shqipe..   Mar Ago 16, 2011 10:18 pm





Albanologë nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera do të referojnë mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare
Seminari i 30-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të nisë punimet sot në Prishtinë, ku për rreth dy javë 120 studiues dhe albanologë të huaj do të referojnë mbi gjuhën dhe kulturën shqipe. Por në edicionin e 30-të një vend të veçantë do të zërë dhe debati mbi gramatikën shqipe në librat shkollorë, një debat që ka nisur të bëhet publik këtë vit në Shqipëri dhe Kosovë. Do të mbahen tryeza, referime dhe sesione shkencore, ku një nga temat më të rëndësishme të këtij seminari është: “Gramatika e gjuhës shqipe në tekstet shkencore”.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Bardh Rugova u shpreh se një numër i konsiderueshëm i studiuesve nga vende të ndryshme pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe në fushën e albanologjisë. “Për më shumë se dy javë 120 mysafirë nga e gjithë bota do të vijnë në Prishtinë për t’u bërë pjesë e edicionit jubilar të Seminarit të tridhjetë. Irena Sawicka, Andrei Sobolev, Agostino Giordano, Chen Fenghu, Katarzyna Taczynska, Isabela Dabrowa e Zhai Hualiue janë vetëm disa nga shumë emrat e njohur të albanologjisë nëpër gjithë botën, që do të ligjërojnë dhe referojnë për tema të ndryshme. Albanologët vijnë nga Polonia, Rusia, Italia, Kina, Turqia, Greqia, Amerika, Gjermania, Japonia, Austria e vende të tjera. Megjithatë, fokusi këtë vit do të jenë studiuesit e rinj të albanologjisë. Ne me mburrje, gjithmonë kemi thënë se albanologët kryesorë jashtë trojeve shqiptare janë studentët e këtij seminari dhe ideja është që të investojmë në kuadrot e reja të albanologjisë në botë”, tha Rugova.

Në këtë kuadër vetëm këtë vit janë hapur dy degë të rëndësishme të albanologjisë në Çeki dhe Poloni. “Këto dy degë janë hapur nga ish-seminaristë studentë të këtij seminari”, konfirmoi Rugova. Edicioni jubilar i seminarit nuk do të kalojë pa u festuar. Themeluesit e tij do të mblidhen të premten e 19 gushtit në një tryezë ku do të flasin për ndikimin e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në albanologji. Drejtori i parë i seminarit, Idriz Ajeti, më pas Rexhep Ismaili, Ramë Buja, ministër i Arsimit, Laurent Balle, Liman Matoshi e Begzad Baliu do të jenë referuesit e kësaj tryeze.

Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Bardh Rugova, ka shpjeguar se skaleta e organizimit të këtij seminari nuk do të ndryshojë shumë nga vitet e tjera edhe pse këtë vit ai feston një përvjetor të rëndësishëm. “Do të zhvillohen kurse në tre nivele për studiuesit e huaj dhe kemi parashikuar ligjërata, referime dhe ekskursione nëpër Kosovë”, tha Rugova.

Në fokus edhe letërsia shqipe e diasporës

Dy ditët e fundit të seminarit të këtij viti do të jenë të rezervuara për sesionin shkencor të gjuhësisë dhe letërsisë shqipe. Në seksionin e parë, sipas Rugovës, do të diskutohet dhe debatohet për “gramatikën e shqipes në tekstet shkollore”, ndërsa në seksionin e letërsisë për “letërsinë shqipe të diasporës”.

Një diskutim mbi letërsinë shqipe që shkruhet jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës, por dhe mbi përkthimin e letërsisë shqipe jashtë kufijve. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar më 1974 dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme për studimin e letërsisë, gjuhës dhe kulturës shqiptare dhe ndërkombëtarizimin e saj.


_________________
Web hosting



kliko ketu :http://alksw.blogspot.com/


KOPJO LINKUN :google.com/+Aldoisaj91
Tornare in alto Andare in basso
Vedi il profilo dell'utente http://universal.lovelyforum.net
 
Gjuhë & letra shqipe..
Vedere l'argomento precedente Vedere l'argomento seguente Tornare in alto 
Pagina 1 di 1

Permessi di questa sezione del forum:Non puoi rispondere agli argomenti in questo forum
 :: Letërsia Shqiptare-
Andare verso: